Trupat e pajetë nga aksidenti në Kroaci arrijnë në Morinë

Trupat e pajetë të mërgimtarëve që kanë pësuar nga aksidenti në Kroaci, kanë arritur në pikën kufitare të Morinës.
Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani, po qëndron në Morinë, në përcjellje të trupave të pajetë të aksidentit tragjik të së dielës në Kroaci.
Ndryshe mbrëmë në Aerportin Ndërkombëtar të Prishtinës kanë arritur 21 bashkatdhetarë, të cilët janë përfshirë në aksidentin tragjik të së dielës në Kroaci, ku kanë vdekur 10 persona, ndërsa janë lënduar dhjetëra të tjerë.

Back to top button