Ministria e Financave ka njoftuar se më 23 tetor do të mbahet ankandi i dymbëdhjetë për vitin 2020, ku do të emetohen obligacione me maturitet 3 vjeçar në shumën prej 25 milionë euro.

Sipas ministrisë, investimi në obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen 3 vjet dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

“Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës”, thuhet tutje në njoftim./21Media