Ankaraja e quan të rrezikshëm vendimin e SHBA-së

Turqia kundër armatosjes së kurdëve në Siri

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavushoglu ka tërhequr vërejtjen se armatosja e kurdëve në Siri nga ana e amerikanëve mund të jetë një veprim tejet i rrezikshëm.

Pentagoni gjatë javës kumtoi se ka filluar të pajis me armatim luftëtarët kurdë, të angazhuar në luftën kundër Shtetit Islamik në Siri. Aksionet e tilla janë tejet të rrezikshme për integritetin territorial të Sirisë, tha Çavushoglu, qeveria e së cilit i cilëson luftëtarët kurdë si terroristë, shkruan rtv21.tv

Washingtoni njoftoi në fillim të majit se do të pajisë me armë kurdët dhe forcave demokratike, të cilat, të mbështetura nga ajri nga aeroplanët e koalicionit ndërkombëtarë, arritën të dëbojnë islamistët nga dy qytete në veri të Sirisë.

Zyrtarët amerikanë kanë theksuar se kurdët në Siri janë në mesin e luftëtarëve më efikas në luftën kundër Shtetit Islamik, ndërsa Ankaraja i cilëson si aleat të Partisë Punëtore të Kurdistanit, e cila në Turqi është e ndaluar dhe cilësohet si organizatë terroriste./21Media

 

Back to top button