Ankesa: Çmimet po ngriten, fajtore edhe Qeveria…

Të paktën mbi 13 për qind është rritur norma vjetore e inflacionit në muajin gusht të këtij viti në krahasim me të njejtën periudhë të vitit të kaluar. Çmimet janë rritur në disa produkte madje edhe mbi 45 për qind. Organizatat që merren me mborjtjen e konsumatorëve thonë se mbi 30 për qind e tyre tashmë kanë falimentuar.
Artikujt themelor po vazhdojnë të shënojnë ngritje dhe qytetarët ankohen se me vështirësi po e lidhin muajin me muaj. Shporta e tyre po mbetet gjithnjë e më e zbrazët.
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë të ditur se norma vjetore e inflacionit në muajin gusht 2022 krahasuar me të njëjtën periudhë të para një viti ishte 13 për qind më e lartë. Drutë për zjarr, peleti, produktet e qumështit dhe vezët u shtrenjtuan madje deri në 45 për qind.
Kryetari i Organizatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku, tha se mbi 30 për qind e konsumatorëve tashmë pothuaj kanë falimentuar.
Njohësi i ekonomisë, Musa Limani, për gjithë këtë situatë akuzon drejtpërdrejtë Qeverinë. Sipas tij Qeveria duhet të marrë masa afatgjate dhe jo të përkohshme.
Duke pasur parasysh që situata është rënduar edhe shporta e qytetarëve po mbetet gjithnjë më e zbrazët, njohës të ekonomisë mendojnë se tërheqja e trustit do të ndikonte në përmirësimin e gjendjes.
Aktualisht, paga minimale në Kosovë është 130 euro për të punësuarit e moshës nën 35 vjeç dhe 170 euro për të punësuarit e moshës mbi 35 vjeç, pagë kjo e cila nuk ka pasur ndryshime që nga viti 2011./21Media

Back to top button