Lajçak e Von Cramon diskutuan për dialogun Kosovë-Serbi

Emisari special i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak është takuar sot me raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon.
Lajçak e ka quajtur takimin si të rëndësishëm mbi ecurinë e dialogut Kosovë-Serbi dhe për t’u informuar mbi punën e PE-së rreth rajonit.
“Më vjen mirë që sot u takuam me Viola von Cramon, në një nga shkëmbimet tona të rregullta. Diskutuam zhvillimet e fundit në Ballkan dhe gjendjen e tanishme në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Gjithmonë është mirë për të marrë informata nga dora e parë për punën e Parlamentit Evropian dhe angazhimin e saj në rajon”, ka shkruar Lajçak në Twitter./21Media

Back to top button