Kaloni te përmbajtja kryesore

Ankohen artistët e tatuazheve

Artistët e tatuazheve thonë se ndalesa e re e Bashkimit Evropian ndaj mijëra kimikateve që përdoren në ngjyra mund të dëmtojnë industrinë.
Kufizimet, që kanë hyrë në fuqi të martën, aplikohen ndaj substancave që mund të shkaktojnë kancer apo probleme tjera shëndetësore dhe kryesisht prekin bojën që përdoret për tatuazhe.
BE-ja ka thënë se rregullat do të reduktojnë reaksione më të rënda.
Por, kreatorët e tatuazheve thonë se ngjyrat nuk është e lehtë të gjenden dhe se mund të goditet rëndë biznesi, përcjell rtv21.tv
Rregulloret e reja të BE-së në kimikate, të njohura si Reach, janë miratuar nga gjitha shtetet anëtare në vitin 2020. Ndalimi mbulon 4 mijë kimikate përfshirë alkoolin izopropanol, një përbërës i zakonshëm në bojërat e tatuazheve, megjithëse zyrtarët thonë se zëvendësuesit e kësaj substance janë tashmë në dispozicion.
Agjencia Evropiane e Kimikateve, e cila ndihmoi në hartimin e legjislacionit të ri, thotë se ngjyra mund të jetë e rrezikshme, duke shkaktuar alergji në lëkurë e deri te ndikime më serioze shëndetësore, si mutacione gjenetike e kancer.
BE-ja llogarit se deri 12 për qind e evropianëve kanë tatuazhe dhe mund të jetë dyfishi i kësaj në mesin e të rinjve. Vetëm në Gjermani, çdo i pesti vlerësohet se ka tatuazh, ndërsa në Belgjikë, Qeveria beson se çdo vit bëhen rreth 500 mijë tatuazhe të reja./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button