Sulmohet me thikë një person në Pejë

Një person është arrestuar pasi që i njëjti e kishte sulmuar me thikë një person tjetër.
Rasti ka ndodhur më 3 janar rreth orës 23:30, në fshatin Qungur të Pejës.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar me armë të ftohtë (thikë) viktimën mashkull kosovar”, ka njoftuar Policia.
Sipas Policisë viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button