Ann Linde nesër në Shqipëri
Ministrja e Jashtme suedeze Ann Linde, që mban edhe postin e kreut të OSBE-së, do të zhvillojë një vizitë të martën në Tiranë.
Linde do të takojë liderët politik, ku do të diskutojnë kryesisht për sigurinë dhe bashkëpunimin rajonal, si dhe për programin e reformave të Shqipërisë.
Ndër të tjerat, ajo pritet të marrë pjesë në nënshkrimin e memorandumit të mirëkuptimit ndërmjet OSBE-së dhe Shqipërisë për fuqizimin e punës kundër rrezikut të shpërndarjes dhe keqpërdorimit të Armëve të Vogla dhe të Lehta, si dhe nuk do të mungoi një takim me shoqërinë civile.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?