Annie Awards 2022 do të mbahet në mënyrë virtuale për shkak të COVID-19

 
Bordi i Asociacionit Ndërkombëtar të Filmit të Animuar, ASIFA-Hollywood, ka thënë se ceremonia e 49-të vjetore Annie Awards, dedikuar filmave të animuar, do të organizohet në mënyrë virtuale. Më parë ishte planifikuar që kjo ngjarje të mbahet me 26 shkurt në ndërtesën Royce Hall në California.
Frank Gladstone, përgjegjës ekzekutiv i ASIFA-s, në një deklaratë me këtë rast ka thënë se tani që varianti i ri i COVID-19, Omicron, po përhapet me të shpejt, bordi i ASIFA-s vendosi që ceremonia edhe kësaj radhe të mbahet në mënyrë virtuale. Ai po ashtu ka thënë se kanë shtyrë edhe datën e ngjarjes për dy javë, në mënyrë që të pëtgatiten për ceremoninë virtuale.
Listën e nominimeve për çmimet Annie Awards e kryeson filmi i Diznit “Raya and the Last Dragon” me dhjetë sosh, filmi po ashtu i Diznit “Enkanto”, me nëntë nominime, dhe ai i Netflix “The Mitchells vs the Machines”, me tetë nominime.
Çmimet Annie, Asociaconi Ndërkombëtar i filmave të Animuar, ASIFA-Hollywood i ndanë çdo vit që prej vitit 1972.
Anëtarësimi në ASIFA-Hollywood është i ndarë në tri kategori kryesore: atë për profesionistë,  për entuziastët e filmave të animuar, dhe anëtarët studentë. Antarët e çdo kategorie paguajnë para për të qenë pjesë e një dege. Anëtarët e selektuar profesionistë të degës lejohen të votojnë për çmimet.
Annie Awards edhe vitin e kaluar u mbajt në mënyrë virtuale, me 16 prill 2021, dhe kjo ndodhi për shkak të pandemisë së COVID-19./21Media

Back to top button