“Anonymous” godet sërish Vuçiqin, zbulohen email-at e zyrtarëve serbë

Grupi i hakerëve “Anonynous”, i ka bërë një tjetër “befasi” presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Ky grup bëri të ditur se ka hakuar qindra email adresa të zyrtarëve të qeverisë serbe.
“Hej kukulla e Putinit, ku je? Akoma me qen”, është mesazhi i dërguar kreut të shtetit të Serbisë.
Konflikti mes dy palëve pati nisur disa ditë më parë kur hakerët i patën bërë thirrje Vuçiqit që t’i ndalojë aktivitetet e rrezikshme në Kosovë.
“Anonymous” e pati hakuar edhe faqen e ushtrisë serbe.

Back to top button