Burri tenton të djegë të gjallë gruan

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Evias në Hakidë, ku një burrë pasi ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij, ka tentuar më pas ta djegë të gjallë.
Mediat greke raportojnë se mbrëmjen e së premtes një burrë ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij, ndonëse nuk dihen ende motivet e sherrit mes tyre.
Sapo burri është larguar nga banesa, gruaja ka njoftuar forcat e policisë.
Por ende pa mbërritur forcat e policisë, burri është kthyer sërish në shtëpi dhe ka tentuar të djegë gruan për së gjalli.
Gruaja ka mundur të arratiset, ndërsa burri është ende në kërkim nga policia./21Media

Back to top button