“Anonymous” thotë se ka hakuar faqen e presidentit Vuçiq

Grupi i hakerëve Anonymous publikoi të enjten një tjetër porosi në llogarinë e tij në Twitter, në të cilin pretendon se pas faqes së Ushtrisë Serbe, ka hakuar edhe faqen e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“Nëse ai dëshiron të luajë me zjarrin, le të fillojmë. vucic.rs nuk funksionon”, tha grupi Anonymous në llogarinë e tij në Twitter, i cili ka një flamur ukrainas pranë emrit të grupit.
#Anonymous has launched #OpSerbia
taking numerous government websites down the past few days. Targeting government infrastructureSerbian President Aleksandar Vucic wants a fight then a fight is coming his way
Stop Destabilizing the region and stop supporting #Russia
Expect Us! pic.twitter.com/zcCCESGW3F
— Anonymous Operations (@AnonOpsSE) January 5, 2023
Grupi i hakerëve “Anonymous” edhe një herë i ka dërguar kërcënime presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq duke i kërkuar të ndalojë destabilizimin e rajonit dhe mbështetjen e Rusisë. Grupi “Anonymous” thotë se kanë nisur “Operacionin Serbia”, duke shtuar se në ditët e kaluara janë hakuar disa faqe të internetit të Qeverisë së Serbisë.
Mediat në Serbi thanë se faqja e Presidentit të Serbisë është ende duke punuar, si edhe faqja e Ushtrisë Serbe, të cilën Anonymous në një nga postimet e tyre të mëparshme në Twitter e kanë deklaruar se është hakuar.
Grupi i hakerave “Anonymous” publikoi një video-mesazh për tensionet në Kosovë në fund të vitit të kaluar dhe kërcënoi Serbinë dhe presidentin Aleksandër Vuçiç, me porosinë se “duhet të presin pasojat pas tensioneve që kanë shkaktuar gjatë dy javëve në Kosovë”.
Hey, Putin’s puppet @avucic, since you are ready to challenge us, we will fulfill your wish. This is just the beginning, you will soon witness extraordinary surprises on our behalf. Expect us. #Anonymous #OpSerbia https://t.co/AaCMSViSsX
— Anonymous TV 🇺🇦 (@YourAnonTV) January 4, 2023
Për afro 20 ditë në pjesën veriore të Kosovës grupe të serbëve lokalë vendosën barrikada në pjesën veriore të Kosovës të cilat u hoqën pasi u arrit një pajtueshmëri për ndryshimin e masës së paraburgimit në atë të arrestit shtëpiak për ish-pjesëtarin serb të Policisë së Kosovës, Dejam Pantiq, të dyshuar për shpërthimet në objektet e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve./21Media