Pas Osmanit, Peach takohet me Kurtin

(Lajm i përditësuar)
Përfaqësuesi i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, është pritur në takim edhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Pas takimit me presidenten Osmani, Peach do të diskutojë edhe me kreun qeveritar për situatën aktuale në vend dhe dialogun Kosovë-Serbi.
Takimi po mbahet i mbyllur për media, derisa të njëjtat u lejuan të marrin pamje vetëm gjatë hyrjes së emisarit të Britanisë së Madhe në objektin e Qeverisë së Kosovës.
Gjatë muajit janar është paralajmëruar se do të vijnë në Kosovë dhe Serbi një delegacion i nivelit të lartë të BE-së dhe ShBA-së për intensifikimin e dialogut Kosovë-Serbi.
 
15:29 – Osmani priti në takim emisarin britanik për Ballkanin Perëndimor

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot priti në takim të dërguarin e posaçëm të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach.
Takimi po mbahet i mbyllur për medie, derisa të njëjtat u lejuan të marrin pamje vetëm në fillim të tij.
Pas diskutimeve me presidenten Osmani, Peach do të takojë edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Back to top button