Anthony Robinson në Prishtinë, Rama e emëron ambasador kulturor

Aktori i njohur britanik, Anthony Robinson ka ardhur sot(12 maj) në Kosovë.
Robinson u prit ng ai pari i Prishtinës, Përparim Rama.
Siç është bërë e ditur edhe në postimet e publikuara nga Rama, arsyeja e vizitës së aktorit është një projekt filmik, për të cilin ai zgjodhi kryeqytetin.
Me rastin e kësaj vizite, Rama i ndau edhe një mirënjohje duke e emëruar si ambasador kulturor të Prishtinës.
“Anthony Robinson, aktori i mirënjohur britanez ka përzgjedhur Prishtinën tonë për një projektin filmik të radhës, në shenjë mirënjohje e emëruar ambasador kulturor të kryeqytetit”, ka shkruar Rama./21Media

Back to top button