Antigua dhe Barbuda i kthen shpinën Mbretit Charles III, dëshiron pavarësinë e plotë

Sipas kreut të qeverisë, shteti ishull i Karaibeve, Antigua dhe Barbuda duhet të bëhet republikë. Deri në vdekje, Mbretëresha Elizabeth II ishte kreu i shtetit të ish-kolonisë britanike. Mbreti Charles III u konfirmua si kreu i ri i shtetit në një ceremoni në kryeqytetin St. John’s të shtunën – por kjo duhet të ndryshojë së shpejti.
Shteti ishull dëshiron të arrijë pavarësinë e plotë. Vetëm pak orë pas ceremonisë, kryeministri Gaston Browne i tha transmetuesit britanik ITV se do të mbante një referendum brenda tri viteve, shkruan RTL.
“Kjo nuk ka të bëjë fare me mungesën e respektit për monarkun” tha Browne. “Është hapi i fundit për të kompletuar rrethin e pavarësisë dhe për t’u bërë një komb vërtet sovran”./21Media

Back to top button