Zyrtari ukrainas: Më shumë se 40 vendbanime në rajonin e Kharkivit u çliruan

Derisa një tërheqje ruse në rajonin e Kharkiv vazhdon, një zyrtar i lartë ukrainas deklaroi se më shumë se 40 vendbanime janë çliruar tani.
Roman Semenukha, Zëvendës Shefi i administratës ushtarake të rajonit Kharkiv, i tha televizionit ukrainas se mund të shpallin zyrtarisht çlirimin e më shumë se 40 vendbanimeve. “Situata po ndryshon jashtëzakonisht shpejt dhe ka shumë e shumë vendbanime të tilla [të ç’pushtuara]. ”
Semenukha tha se 40 u referoheshin vetëm atyre vendeve ku situata ishte plotësisht nën kontroll, dhe kishte më shumë ku ishte ngritur flamuri ukrainas.
“Situata është dinamikisht pozitive. Dhe me të vërtetë situata po ndryshon”, tha ai, shkruan CNN
Semenukha u shpreh se ishte e gabuar të sugjerohej se rusët thjesht po largoheshin. “Ka beteja të ashpra, të ashpra në shumë zona të frontit dhe gjithçka është shumë, shumë e vështirë. Nëse flasim për komponentin ushtarak, atëherë duhet të keni vetëm durim”, shtoi ai./21Media

Back to top button