Anton Cena në fund të karrierës me medalje të argjendtë

Anton Cena dje zyrtarisht e ka përmbyllur karrierën e tij si garues në kuadër të sportit të xhudos për veteran-civil.
Në Kampionatin Botëror për Veteran, që u mbajt në Krakow të Polonisë, arrita të rradhitet i dyti dhe të marrë medalje të argjendtë.
“Jam shumë i lumtur që arrita të mbaj fjalën e dhënë ndaj vetes, shtetit dhe popullit, në këmbë u ngritën të duartrokasin të gjithë ata që na deshën apo jo, na pranuan apo jo, na njohën politikisht apo jo…kush me dëshirë e kush për hir të skenarit, duartrokiti Kosovën për këtë medalje, e unë ndjehesha më krenarë se asnjëherë më parë…”, ka shkruar ndër të tjera Anton Cena në Facebook./21Media 

Back to top button