Antwerp-Drita, rezultati i pjesës së parë

Përfundoi pjesa e parë e takimit mes skuadrës belge, Antwerp dhe asaj kosovare, FC Drita, ndeshje kjo e vlefshme për raundin e dytë kualifikues drejt Ligës së Konferencës.
Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Bosuilstadion”, Antwerp dhe Drita nuk arritën ta gjejnë ende golin.
Të dy skuadrat hynë drejt zhveshtores duke barazuar me shifrat 0:0, kurse statistikat e deritanishme tregojnë se belgët ishin skuadër superiore gjatë kësaj pjese të parë.
Antwerp arriti që përgjatë 45’ minutave të parë të krijoj plot 13 shanse për gol, ku dy prej tyre ishin drejt portës, në krahasim me skuadrën e Dritës e cila nuk arriti asnjëherë të rrezikojë portën e portierit Butez.
Statistikat e pjesës së parë i gjeni më poshtë.
This image has an empty alt attribute; its file name is ffffffffff.png

Back to top button