Antytila kërkon t’i bashkangjitet virtualisht koncertit humanitar për Ukrainën

Anëtarët e një grupi muzikor ukrainas, të njohur si Antytila kanë publikuar një video në rrjete sociale duke kërkuar që të shfaqen nga distanca në një koncert bamirësie në Birmingham javën e ardhshme.
Antytila i dërguan një mesazh artistit Ed Sheeran përmes TikTok-ut.
Grupi kërkoi të përfshihej në Koncertin për Ukrainën, i cili zhvillohet në NEC të Birmingham të martën më 29 mars.
Koncerti për mbledhjen e fondeve përfshin Sheeran, Camila Cabello, Gregory Porter dhe Snoë Patrol.
Të ardhurat nga koncerti do të shkojnë për apelin humanitar të Ukrainës të Komitetit të Emergjencave të Fatkeqësive, i cili ofron ushqim, ujë, strehim dhe ndihmë mjekësore për refugjatët në Ukrainë dhe vendet fqinje./21Media

Back to top button