Ndizen qirinj në Prishtinë për Madeleine Albright

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka njoftuar se në shenjë mirënjohje dhe kujtimi ndaj mikes së madhe të Kosovës Sekretares Albright, nesër do të ndizen qirinj.
Jahjaga ka ftuar që nesër të gjithë të ndezin qirinj, në ora 19:30 te Busti i Sekretares Albright tek Pallati i Rinisë.
“Sekretarja Albright ishte aty për ne në ditët tona më të vështira, andaj të mblidhemi për herë të fundit për ta nderuar atë. Data: 25 Mars, 2022. Ora: 19:30. Vendi: Busti i Sekretares Albright tek Pallati i Rinisë – Ish Bororamizi”, ka shkruar Jahjaga në Facebook.
Madeleine Albright, e para Sekretare Amerikane e Shtetit, ka vdekur dje në moshën 84-vjeçare.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë vendim që nesër (25. 03. 2022) në Kosovë të shpallet ditë zie për nder të jetës dhe veprës së ish Sekretares së Shtetit, Madeleine Albright./21Media

Back to top button