Anulimi i fluturimit një gruaje i solli 1 milion dollarë

Një gruaje nga Missouri në SHBA i ishte anuluar fluturimi, por jeta e saj ndryshoi shumë shpejt për të mirë. Ajo fitoi 1 milion dollarë nga një biletë gërvishtëse e Lotarisë në Florida.
Angela Caravella, 51 vjeç, mori një çmim kryesor prej 1 milion dollarësh muajin e kaluar, transmeton rtv21.tv.
“Kisha një ndjenjë se diçka e çuditshme do të ndodhte pasi fluturimi im u anulua papritur. Bleva disa bileta gërvishtëse për të kaluar kohën dhe ashtu-fitova 1 milion dollarë!”, tha ajo.
Caravella bleu biletën e saj fituese nga një supermarket në Brandon. Supermarketi do të marrë 2 mijë dollarë bonus për shitje të biletës./21Media

Back to top button