Anulohen shumica e seancave gjyqësore

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë anuluar shumica e seancave për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për ulje pagash në sistem të drejtësisë.

Këtë e ka konfirmuar për RTV21 Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

“Të gjitha seancat janë duke u anuluar. Po mbahen vetëm seancat urgjente”, ka thënë Gashi.

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen që ka pasur dje ka shfuqizuar vendimin e ish-Qeverisë Haradinaj për rritjen e pagave për gjyqtarët dhe prokurorët në vitin 2017.

Kryeministri Kurti tha se pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve kthehen në lartësinë e rregullimit juridik të mëparshëm para datës së hyrjes në fuqi të vendimit për ngritjen e pagave të kabinetit qeveritar, rrjedhimisht edhe këtyre institucioneve të drejtësisë./21Media

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button