Kinë, numër rekord i rasteve me Covid-19

Kina ka regjistruar numrin më të lartë ditor të rasteve me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë, pavarësisht masave të rrepta për ta frenuar një rritje të tillë.
Ka shpërthime në disa qytete të mëdha, duke përfshirë kryeqytetin Pekin dhe qendrën jugore tregtare Guangzhou, shkruan BBC.
Të mërkurën, vendi regjistroi 31,527 raste me Covid-19, më së shumti raste prej rreth 28,000 sa ishin regjistruar në prill, kur qyteti i tij më i madh Shangai ishte mbyllur.
Sidoqoftë, vala në rritje e rasteve erdhi disa javë pasi vendi ka qetësuar paksa disa nga kufizimet e tij Covid.

Back to top button