Anulohen xhirimet e “Demimonde” në Belfast

Seriali i madh televiziv “Demimonde” i cili do të xhirohej në Belfast, është anuluar.
Drama fantastiko-shkencore ishte caktuar të transmetohej në rrjetin amerikan HBO.
Ekuipazhi që kishte filluar të punonte në projektin në Belfast është hequr.
JJ Abrams është i njohur për regjinë e filmave si “Star Wars” dhe “Mission Impossible”.
Seriali televiziv ishte në paraprodhim në Studiot Titanic në Belfast, i cili më parë ishte “strehë” e “Game of Thrones” dhe filmin e ardhshëm “Dungeons and Dragons”.
“Anulimi I ‘Demimonde’ lë një boshllëk në orarin e prodhimit të Irlandës së Veriut dhe ekrani i Irlandës do të bëjë gjithçka që mundet për ta plotësuar atë boshllëk sa më shpejt që të jetë e mundur, duke pasur parasysh se shumë kompani ta pavarura të zinxhirit të furnizimit po mbështeteshin te ‘Demimonde’ për punë në muajt në vijim..”, bëhet e ditur në njoftim.
Industria e filmit e Irlandës së Veriut është rritur së fundmi duke siguruar projekte të mëdha si „The Northman”, “The School for Good and Evil”, “Lift” dhe “Dungeons dhe Dragons”./21Media

Back to top button