205 milionë euro të tjera ndihmë humanitare për Ukrainën

Komisioni Evropian ka njoftuar edhe për 205 milionë euro të tjera ndihmë për Ukrainën, për shkak të krizës humanitare në vend.
“Kjo e çon ndihmën totale humanitare të BE-së si reagim ndaj luftës në 348 milionë euro, nga të cilat 13 milionë i dedikohen Moldavisë për të mbështetur personat e zhvendosur që vijnë në vend” sipas Balazs Ujvari, zëdhënësi i Komisionit të BE-së për buxhetin dhe burimet njerëzore, ndihma humanitare dhe menaxhim të krizave./21Media

Back to top button