Anulohet edhe një tjetër shfaqje, Teatri “Hadi Shehu” tregon arsyen

Është anuluar edhe një shfaqje si shkak i problemeve të shumta me të cilat po përballen teatrot vendor.
Shfaqja “Pornography” është anuluar në mungesë të ngrohjes në teatër.
“Njoftojme publikun qe reprizat e shfaqjes “Pornography” te cilat ishin planifikuar te mbaheshin kete vikend, jane shtyer per shkak se ne teater per momentin nuk ka ngrohje”, thuhet në njoftimin e Teatrit “Hadi Shehu”.
Kujtojmë që, kjo nuk është hera e parë që diçka e tillë të ndodh.
Shfaqje si “La Rrem”, “Lela&Co”, gjithashtu janë anuluar, në mungesë të energjisë elektrike apo të ngrohjes./21Media
 

Back to top button