Anulohet shfaqja “La Rrem” për shkak të ndërprerjes së ngrohjes në kryeqytet

“La Rrem” me regji të Kushtrim Koliqit, e paraparë të shfaqej sot në Teatrin Kombëtar të Kosovës, është anuluar.
Sipas një njoftimi në faqen zyrtare, kjo u bë për shkak të ndërprerjes së ngrohjes së qytetit.
“Për shkak të ndërprerjes së ngrohjes së qytetit, sonte jemi të detyruar që të anulojmë shfaqjen “La Rrem”, thuhej në njoftim.
Shfaqja “La Rrem” është një rekuiem muzikor për aktorin, regjisorin, këngëtarin e kompozitorin Muharrem Qena, ndërsa në vete ngërthen pasionin e artistit për të bukurën e artin.
Aktorë në këtë shfaqje janë: Ernest Malazogu, Ylber Bardhi, Shengyl Ismaili, Arta Selimi, Flaka Latifi, Bujar Ahmeti, Tristan Halilaj./21Media

Back to top button