Anulohet nisja e raketës së NASA-s drejt Hënës
Raketa e planifikuar të ngjitet nga Qendra Hapësinore Kennedy për në Hënë është anuluar për shkaqe teknike, ka njoftuar NASA.
Agjencia Amerikane e Hapësirës dje njoftoi se SLS është mjeti më i fuqishëm i zhvilluar ndonjëherë nga NASA dhe do të jetë themeli i projektit të saj Artemis, që do të përdoret përsëri për të dërguar astronautët në Hënë.
Fluturimi i parë, pjesë e programit Artemis të NASA-s, është thjesht demonstrim pa njeri në bord. Por, misione gjithnjë e më komplekse janë planifikuar për të ardhmen që do të shohin njerëzit të jetojnë në sipërfaqen hënore për javë të tëra në një kohë./21Media
The launch of #Artemis I is no longer happening today as teams work through an issue with an engine bleed. Teams will continue to gather data, and we will keep you posted on the timing of the next launch attempt. https://t.co/tQ0lp6Ruhv pic.twitter.com/u6Uiim2mom
— NASA (@NASA) August 29, 2022
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?