Anulohet protesta e paralajmëruar për nesër

FSSHK-ja paralajmëron një konferencë për pezullimin e protestës

Federata e Sindikatës së Shëndetësisë së Kosovës ka anuluar protestën e paralajmëruar më 17 maj para Qeverisë së Kosovës.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga FSSHK-ja, në të cilin është paralajmëruar një konferencë për anulimin e kësaj proteste.

“Kryetari i Federatës të Sindikatës të Shëndetësisë së Kosovës Blerim Syla dhe Kryetari i Sindikatës së QKUK-së Xhemail Selmani, nesër me datë 17.05.2017 në ora 10:30 do të mbajnë konferencë për media me temën “Pezullimi i protestës dhe hapat e mëtutjeshëm”, thuhet në njoftim.

Back to top button