Kaloni te përmbajtja kryesore

Mbahet takimi i tretë i grupit punues për targat e veturave

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak sot ka pritur grupet e ekspertëve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel ku është diskutuar gjetja e zgjidhjes për targat e veturave.
Në një postim në Twitter, Lajcak tha se dy delegacionet kanë pasur diskutim të thellë dhe u shpreh i bindur që ata do të gjejnë një zgjidhje të përhershme.
“Sot u mbajt në Bruksel takimi i tretë të Grupit Punues për targat e veturave. Delegacionet e ekspertëve të Kosovës dhe Serbisë u angazhuan në një diskutim të thellë. Jam i bindur qe do ta gjejnë një zgjidhje të përhershme për të mirën e qytetarëve të tyre”, ka shkruar Lajcak në Twitter./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button