Anulohet takimi i Ramës me bizneset

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka anuluar pjesëmarrjen në bashkëbisedimin me bizneset anëtare të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës (DhTIK), i cili ishte paraparë të mbahej sot në Sallën e Konferencave të KosovaPress.
Sipas njoftimit të organizatorëve, Rama nuk do të marrë pjesë në këtë aktivitet.
Takimi ishte planifikuar të niste në orën 9:00 dhe kishte për qëllim diskutimin e çështjeve që prekin komunitetin e biznesit dhe zhvillimin ekonomik të kryeqytetit.
Klima e të bërit biznes, infrastruktura, shërbimet komunale dhe mundësitë për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve lokale dhe sektorit privat, ishin disa nga temat që pritej të diskutoheshin në këtë takim.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama sot takon bizneset
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Kosovës (DhTIK) organizon sot (e martë) një bashkëbisedim ndërmjet bizneseve anëtare dhe kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, me fokus diskutimin e çështjeve që prekin komunitetin e biznesit dhe zhvillimin ekonomik të kryeqytetit.
Takimi do të mbahet në Sallën e Konferencave të KosovaPress, ku do të marrin pjesë përfaqësues të bizneseve, të cilët do të kenë mundësinë të parashtrojnë kërkesat, sfidat dhe propozimet e tyre drejtpërdrejt para kryetarit Rama.
Klima e të bërit biznes, infrastruktura, shërbimet komunale dhe mundësitë për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve lokale dhe sektorit privat pritet të jenë tema të diskutimit.
Takimi që do të nisë me fillim nga ora 9:00, do të hapet me fjalët e organizatorit dhe Ramës, për tu pasuar më pas nga diskutimi i hapur.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?