Kaloni te përmbajtja kryesore

“Lule Gjelat” që po përçajnë shoqërinë!

Zbulimi i identitetit të një personi i cili besohet se qëndron para një profili të rrem në rrjetin social Facebook me emrin Lule Gjeli, i cili besohet se është aktiv së paku që nga viti 2020 dhe në vazhdimësi ka publikuar dhjetëra postime në ditë kundër kujtdo që ka kritikuar LVV-në, nxiti valë reagimesh. Profilin e rremë me emrin Lule Gjeli, dje gjatë ditës e denoncoi në Prokurorinë Speciale deputetja Blerta Deliu.

“Kam kërkuar nga Prokuroria Speciale, në dëshminë time, që të hetohet në detaje ky profil në rrjetet sociale, të hetohet veprimtaria e tij dhe, natyrisht, kam kërkuar edhe nga institucionet e drejtësisë që ta trajtojnë çdo profil që merret me linçim dhe nxit urrejtje. Sepse vitet e fundit, ajo që kemi parë si shtet dhe si institucione është një përhapje e skajshme e gjuhës së urrejtjes dhe e linçimit publik, ndërkohë që ka pasur edhe cenim të sigurisë së qytetarëve të Kosovës. Pra, ka profile në rrjetet sociale që janë të rreme dhe që, në mënyrë sistematike, kanë cenuar jo vetëm figurat publike, por kanë ndikuar edhe në përhapjen e gjuhës së urrejtjes dhe në linçimin e tyre”, tha Deliu

Hetimin dhe ndjekjen penale të personave që fshihen prapa profileve të rreme gjatë ditës e kërkuan edhe Aleanca

“Përdorimi i profileve të rreme, fushatave të koordinuara të dezinformimit dhe linçimit politik është bërë shenjë dalluese e kulturës politike që ka ndërtuar Lëvizja Vetëvendosje gjatë viteve të fundit. Qëllimi i kësaj propagande nuk është vetëm elektoral. Synimi është delegjitimimi i të gjitha të arriturave të shtetit të Kosovës, rrënimi i besimit të qytetarëve në institucionet e shtetit dhe ulja e besimit në aleatët tanë strategjikë, për të krijuar një realitet të rremë politik nga i cili përfiton vetëm pushteti e indirekt edhe armiqtë e Kosovës.”, thuhet në reagimin e Aleancës.

Mediat raportuan se personi që fshihet prapa profilit me emrin Lule Gjeli është një person me emrin Gent Prokshi i cili dyshohet se prezantohej edhe me emrin Taulant Bytyqi. I njëjti besohet se jeton jashtë Kosovës, ndërsa kishte pasur raport edhe me media kredibile në Kosovë. Lule Gjeli në ditën kur kishte hapur profilin e rrejshëm në facebook, kishte publikuar një opinion në një media kredibile në Kosovë, për çka kryetari i Prishtinës ka kërkuar sqarime nga media në fjalë, meqë, Rama në jo pak raste ishte pre një fushate denigruese nga profili Lule Gjeli në facebook.

Përparim Rama Facebook
“Në emër të transparencës dhe llogaridhënies publike, i bëj thirrje BIRN Kosovës, Kallxo.com, Interneës Kosova dhe Jeta Xharra që të sqarojnë publikisht këto çështje:
1. Kush është autori me emrin “Lule Gjeli”?
2. Çfarë bashkëpunimi tjetër kanë pasur me Lule Gjeli?
3. Në cilën periudhë kohore ka bashkëpunuar me të, sa ka zgjatur ky bashkëpunim, a është paguar ajo/ai për publikimet e saj dhe me çfarë fondesh është paguar?
4. A ka qenë ndonjë politikan i përfshirë në diskutimet gjatë angazhimit të Lule Gjelit në publikimin e “opinioneve” pro qeveritare?
5. A do t’i kërkoni falje qindra viktimave, një prej të cilave jam edhe unë, për dëmin që u ka shkaktuar profili Lule Gjeli?”

Ndërkohë, Kallxo iu përgjigj kryetarit të Prishtinës Përparim Rama.

Identiteti i autorit me pseudonimin “Lule Gjeli” nuk është i panjohur për ne. Autori i opinionit të publikuar në Kallxo.com ka kërkuar që artikullin e dërguar si opinion ta publikojë me pseudonim. Ka pasur edhe raste tjera, megjithëse fort të rralla, kur Kallxo.com ka publikuar përmbajtje nën pseudonim. Edhe në këtë rast, ka qenë vendim i redaksisë, që artikullin e dërguar me email ta publikojmë në pjesën Opinione me datë 27.08.2020 me pseudonim, por me redaktim tonin. Por, nuk e dijmë kush qëndron prapa Facebook profilit “Lule Gjeli”.

Javë më parë ky profil e kishte shpallur të vdekur ish-kryeministrin Avdullah Hoti, ndërsa nuk kishte kursyer nga gjuha denigruese as politikanët e tjerë. Ndërkohë profili i rremë me emrin Lule Gjeli nuk është i vetmi që përkujdeset të denigrojë çdo person publik kryesisht politikanë dhe gazetarë të cilët kundërshtojnë vijën politike të LVV-së.

Hulumtuesi i platformës Hibrid që merret me verifikimin e fakteve të informacioneve nëpër rrjetet sociale, Festim Rizanaj tha se profile të tilla kanë për qëllim përçarjen e shoqërisë në Kosovë.
Incizim- Festim Rizanaj, Hibrid

“Kanë për qëllim polarizimin e shoqërsië:”:”

Në këtë situatë, avokati Arbër Jashari tha se ligji në Kosovë parasheh dënime edhe për gjuhën e përdorur në rrjete sociale.

“Varësisht nga vepra që hynë. Kemi ngacmimin kemi denigrimin, fyerjen “ tha Jashari.

Ekspertë të kibernetikës, vlerësuan se shoqëria në Kosovë me profile të tilla si Lule Gjeli më së shumti përballet gjatë kohës së fushatave zgjedhore./RTV21/21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button