AP shkruan për sopranon kosovare që ofron ndihmë në Pulmologji

 

 

Agjencia amerikane e lajmeve, “Associated Press”, ka shkruar për sopranon kosovare, Arta Jashari, e cila vullnetarisht po e ofron ndihmën e saj për ta ndihmuar stafin mjekësor dhe pacientët në Klinikën e Pulmologjisë në Prishtinë.

AP ka shkruar se 32 vjeçarja pasi është kujdesur për babanë e saj të infektuar me COVID-19 Baki Jasharin, i cili po ashtu është maestro i Filarmonisë së Kosovës.

Ishte dashamirësia e fqinjëve që i siguruan Jasharit ushqim dhe gjërat e tjera të domosdoshme me të cilat ajo ishte në gjendje të përballonte. Babai i saj u shërua një muaj më vonë, por ishte dhembshuria e të huajve që e bëri atë të kuptonte se bota është në këtë së bashku dhe që mirësia duhet të paguhet.

Ajo vendosi t’i veshë mjetet mbrojtëse dhe të kthehet në Klinikën e Pulmolgjisë për të ofruar çfarëdolloj ndihme.

“Ju u jepni shpresë kur jeni pranë tyre. Ata e dinë se ju jeni këtu për të ndihmuar”, ka thënë Arta Jashari për AP, përcjell rtv21.tv

Ajo nuk ka të kryer ndonjë trajnim mjekësor, por i ka ndihmuar mjekët në çfarëdo mënyrë që ka mundur, duke ofruar ndihmë për ata që vuajnë në klinikë ose në shtëpi.

Falmur Marku, mjek i mushkërive në Klinikë, ka thënë se e admiron Arta Jasharin, e cila e rrezikon shëndetin e saj për t’ua dhënë një farë ngushëllimi atyre që vuajnë.

Ai ka shtuar se në fillim ishte “e vështirë të kuptohet pse po e rrezikon shëndetin e saj”.

Në mbrëmje Jashari i heq masat mbrojtëse dhe bëhet gati për të performuar me Filarmoninë e Kosovës, e cila lejohet të mbajë koncerte me një numër të kufizuar spektatorësh.

Jashari ka diplomuar në Universitetin e Prishtinës, të Berlinit dhe të Lubjanës. Ajo ka thënë se i mungon intensiteti i një sezoni të plotë me koncerte, të cilat tani mbahen kryesisht me një audiencë shumë të kufizuar.

32-vjeçarja këmbëngul se vullnetarizmi në spital dhe performimi i drejtpërdrejtë për audiencën kanë më shumë gjera të përbashkëta sesa që mund të mendohet.

“Të dyja ato japin aq shumë shpresë dhe emocione”, ka theksuar Jashari./21Media

Back to top button