Aparati i fotografit të dasmave kap realitetin e tmerrshëm të Mariupolit

Pavel Gomzyakov në të zakonshëm fotografon ditët më të lumtura të jetës së njerëzve. Ai është fotograf dasmash i vlerësuar me çmime në Mariupol të Ukrainës.
Por, së fundmi ai ka dokumentuar jetën në qytet pasi është nën sulm të rëndë rus.
“Para fillimit të luftës, Mariupol ishte një qytet paqësor ukrainas, një qytet në të cilin 95% e njerëzve flisnin rusisht, si unë. Vajza ime studionte në një shkollë ruse”, ka thënë Gomzyakov.
Ai tani përpiqet të gjejë se si mund të bashkohet me vajzën e tij të madhe, 17 vjeçe e cila është vetëm në Gjermani.
Ajo ishte në qytetin verilindor të Ukrainës, Kharkiv, në shkollën e baletit kur filloi lufta.
Pavel ka thënë se të gjithë janë zgjuar në një realitet të tmerrshëm./21Media

Back to top button