Apel për largimin e fëmijëve nga teknologjia, dëmet janë të pariparueshme
Vonesa në të folurit te fëmijët, ndikimi i teknologjisë”, ishte tema që u diskutua sot në emisionin “Për ditë të mbarë: në RTV21.
Lidhur me këtë psikologja, Ibelinda Halili bëri apel që fëmijët të mos ekspozohen para teknologjisë fare deri në muajin e 18 pasi që sipas saj dëmet janë të pariparueshme.
“Fëmijëve të cilëve po u prezantohet tekonlogjia para moshës 18 muajshe, me vjen shumë keq me thënë, ata ndoshta do flasin por gjithmonë do ta kenë të limituar vokabularin në të cilin do të prezentojnë për shembull mundësinë e komunikimit të tyre, ose do ta arrijnë këtë por gjithmonë prapa bashkëmoshatarëve të tyre, ose me punë të jashtëzakonshme e cila u kushton matrialisht familjes edhe shtetit në të cilin rriten”, tha Halili.
Duke përmendur justifikimet e prindërve që u ofrojnë fëmijëve telefonat celularë çoftë edhe për t’i vënë në gjumë me muzikë, ajo rekomandoi që më mirë është që prindërit të këndojnë vet./21Media