Përplasje qysh në fillim të seancës, çfarë po kërkon opozita?
Seanca plenare e së martës në Kuvendin e Kosovës ka nisur me përplasje mes mazhorancës dhe opozitës. Kjo pasi opozita ka insistuar që në rend dite të hyjë formimi i Komisionit hetimor parlamentar për çështjen e menaxhimit të krizës energjetike.
Këtë kërkesë e ka bërë shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Albelard Tahiri. Ai gjithashtu ka kërkuar nga grupet parlamentare që ta votojnë këtë mocion.
Lidhja Demokratike e Kosovës e ka përkrahur. Shefi i Grupit Parlamentar i kësaj partie, Arben Gashi ka thënë se nëse nuk bëhet formimi i këtij komisioni atëherë opozita nuk ka pse të marrë pjesë në votime.
Po ashtu edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka përkrahur mocionin, ku shefi i Grupit Parlamentar, Besnik Tahiri i ka bërë thirrje Lëvizjes Vetëvendosjes që ta votojnë atë.
Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari – Lila, ka thënë se në mocionin e prezantuar nga PDK-ja nuk përmendet fakti se 40 deputetë nënshkrues janë iniciues të formimit të këtij komisioni.
Kusari – Lila ka theksuar se VV-së i intereson se çfarë përbërje mund të ketë ky komision, pasi deputetët nënshkrues janë nga partitë opozitare./21Media