Apeli ka hedhur poshtë ankesën e Berishajt

Gjykata e Apelit në Slloveni ka hedhur poshtë ankesën e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, në lidhje me rastin kundër gazetarit Vitomir Petroviq, kështu ka bërë të ditur Kryeredaktori i televizionit slloven “Planet TV”, Mirko Mayer.
Berishaj kishte paditur Petroviqin në Gjykatën e Qarkut në Lubjanë në lidhje me raportimin që implikonte Berishajn në një skandal financiar.
“Dëgjova se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë një deklaratë në favor të Novica Mihajlos dhe Delos dhe ka shprehur shpresën që drejtësia të vihet në vend në rastin e Berishajt kundër Planet TV. E njoftoi se kjo dëshirë është plotësuar tashmë: 16.2 rasti penal i penal i ngritur nga Berishaj është refuzuar nga gjykata e shkallës së dytë”, ka shkruar Mayer./21Media
Slišim, da je kosovski premier @albinkurti podal izjavo za @NovicaMihajlo @Delo in pri tem izrazil upanje, da bo v primeru Berishaj proti @PlanetTV zadoščeno pravici.
➡️Sporočam, da se mu je želja že izpolnila: 16.2. Berishajevo kazensko tožbo zavrglo še sodišče druge stopnje. 👇 pic.twitter.com/bhTDK15YZp— Mirko Mayer 🎬 📺 (@Mirko_Mayer) February 23, 2023
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?