Rohde reagon pas ratifikimit të tri marrëveshjeve nga Procesi i Berlinit

Pas ratifikimit të tri marrëveshjeve ndërkombëtare që janë derivat i Procesit të Berlinit, Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka shprehur mirënjohje ndaj kuvendit.
“Do të nxisin masivisht integrimin rajonal të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe do t’i sjellin ato një hap më afër BE-së. Procesi i Berlinit po tregon rezultate”, shkroi Rohde në Twitter.

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës janë ratifikuar tri marrëveshje të Procesit të Berlinit.

Bëhet fjalë për marrëveshjen për Lëvizjen e Lirë me Letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor, në të cilën marrëveshje përfshihet edhe lëvizja me letërnjoftime me Bosnjë dhe Hercegovinën.
Kuvendi këtë marrëveshje e ratifikoi me 82 vota për, asnjë votë, asnjë kundër. Kuvendi Kosovës ratifikoi edhe Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor me 83 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Deputetët ratifikuan edhe marrëveshjen për njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, stomatologëve dhe arkitektëve në kontekstin e marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore me 84 vota për./21Media

Back to top button