APK ngrit kallëzim penal ndaj zëvendësministres së MPJD-së, Liza Gashi

Prishtinë- Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) ka ngritur kallëzim penal ndaj zëvendësministres së Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Liza Gashi.
Kallëzimi penal është pranuar në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.
“Iu njoftoj se Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit me datë 09 shkurt 2022, ka pranuar kallzimin penal kundër Liza Agim Gashi zv. Ministre në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.
Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit tutje bën të ditur se prokurori kompetent rastin në fjalë e ka dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.
“Prokurori kompetent nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, rastin në fjalë më datë 10 shkurt 2022, e ka derguar për trajtim të mëtutjeshëm në Prokurorinë Themelore në Prishtinë”, përfundon përgjigja e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.
Ndryshe, krahas zëvendësministres së Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, lëndë në Prokurorin e Shtetit ka edhe ministrja e kësaj Ministrie, Donika Gërvalla.
Rasti i Gërvallës për “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare” është në fazën e hetimeve në Prokurorin e Shtetit. /BetimipërDrejtësi

Back to top button