PDK shpall zgjedhjet e brendshme, krijohet grupi punues

Partia Demokratike e Kosovës ka shpallur zgjedhjet e brendshme, në mbledhjen e sotme të Kryesisë.
Afati i përcaktuar është shtatori.
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka theksuar rëndësinë e një procesi korrekt dhe transparent, e që garanton përmbajtje dhe standarde të larta demokratike në çdo hap të tij.
Në këtë mbledhje është vendosur formimi i një grupi punues, i cili do të ketë përgjegjësi për përgatitjen teknike dhe ligjore të këtij procesi zgjedhor.
Ky grup do të kujdeset për orientimin, mbarëvajtjen dhe strategjinë e përgjithshme, duke siguruar që zgjedhjet të zhvillohen në mënyrë të rregullt dhe të drejtë.
“Kryesia e PDK-së riafirmoi përkushtimin e saj për një proces demokratik, të drejtë dhe përfaqësues, në përputhje me standardet dhe traditën politike të PDK-së”, thuhet në njoftim.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?