Aplikacioni i paautorizuar për zgjedhje, KQZ denoncon rastin në polici

 

Gjatë ditës së sotme është publikuar një aplikacion online i cili po grumbullon të dhënat e qytetarëve nga jashtë Kosovës si dhe donacione.

KQZ ka njoftuar se se aplikacioni i cili është duke qarkulluar online është i paautorizuar, në kundërshtim me ligjin dhe dëmton integritetin e procesit zgjedhor.

Rastin në fjalë KQZ-ja e ka denoncuar në polici. Kjo është bërë e ditur për portalin rtv21.tv nga zëdhënënsi i KQZ-së, Valmir Elezi

“Rasti është denoncuar nga ne si institucion dhe është krejtësisht normale që zyrtarët policorë të vijnë për më shumë informacione.”, ka thënë ai./21Media

Back to top button