Kosnett përkrah KQZ-në për të siguruar zgjedhje të lira

 

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) Valdete Daka priti sot në takim ambasadorin amerikan në Kosovë Philip S. Kosnett, të cilin e informoi në lidhje me përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit.

Në një komunikatë për media të KQZ-së thuhet se kryetarja Daka shprehu mirënjohje për mbështetjen e pazëvendësueshme të Shteteve të Bashkuara për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Nga ana e tij, ambasadori Kosnett theksoi rolin e KQZ-së për proceset demokratike në Republikën e Kosovës, duke i përkrahur përpjekjet e KQZ-së për të siguruar zgjedhje të lira, të drejta dhe të sigurta për popullin e Kosovës.

Diplomati amerikan shprehu mbështetjen për KQZ-në në rolin kyç që ka në organizimin e zgjedhjeve.

Back to top button