Aplikacioni që mund të parashikojë rrezikun nga sëmundja vdekjeprurëse
Kujdesi për shëndetin dhe mirëqenien tuaj është thelbësore nëse doni të shmangni sëmundjet dhe infeksionet.
Por një aplikacion tani mund të parashikojë rrezikun tuaj për një sëmundje vrasëse – që do të thotë se ju mund të merrni mjekimin që ju nevojitet për ta trajtuar atë, përcjell portali rtv21.tv
Ekspertët në Institutin e Kërkimeve Scripps kanë zhvilluar një aplikacion, MyGeneRank , që llogarit rrezikun gjenetik të përdoruesve për sëmundjen e arterieve koronare (CAD).
CAD është kur furnizimi me gjak i zemrës suaj bllokohet ose ndërpritet nga një grumbullim i substancës yndyrore në arteriet koronare.
Në shumicën e rasteve një atak në zemër do të shkaktohet nga sëmundja koronare e zemrës.
Kur mpiksja është mjaft e madhe për të bllokuar arterien, ajo mund të ndërpresë furnizimin me gjak në muskulin e zemrës.
Aplikacioni është në gjendje të prodhojë një rezultat rreziku për sëmundjen.
Aplikacioni drejtohet përmes informacionit që përdoruesit ofrojnë përmes 23andMe.
Ata duhet të plotësojnë pyetsorëtt në lidhje me shëndetin, duke përfshirë pyetjet për barnat për uljen e lipideve.
Por ju mund të merrni pjesë vetëm nëse keni një llogari 23andMe
Aplikacioni më pas llogarit dhe ndan rezultatin e rrezikut të përdoruesit bazuar në faktorët gjenetikë të rrezikut për CAD./21Media