Aplikimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, Abraham thirrje Italisë që ta vendos në agjendë

Deputeti gjerman Knut Abraham, i ka bërë thirrje Italisë që ta vendos Kosovën në agjendën e takimit të 20 majit ku do të mblidhen në Torino Komiteti i Ministrave të shteteve që janë anëtare të Këshillit të Evropës.
“Koha për të vepruar: I bëj thirrje qeverisë italiane që ta vendosë në agjendë propozimin e Kosovës tani, në mënyrë që të diskutohet në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Europës në Torino të premten. Momenti i duhur duhet të përdoret tani”, ka shkruar në Twitter deputeti nga CDU/CSU.


Kosova javën e kaluar dorëzoi zyrtarisht aplikimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës./21Media

Back to top button