Gjermania thotë se BE-së i duhen disa ditë për të miratuar sanksione të reja ndaj Rusisë

Bashkimit Evropian do t’i duhen edhe disa ditë për të arritur një marrëveshje për një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë.
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock tha se në atë pako përfshihet edhe ndalimi i naftës ruse.
“Si gjermanë, ne e dimë se ky [një embargo nafte] nuk është një hap i lehtë. Disa çështje ende duhet të zgjidhen dhe kjo nuk do të ndodhë sot”, u tha Annalena Baerbock gazetarëve ndërsa mbërriti për një takim me homologët e saj të BE-së në Bruksel.
Mirëpo, Baerbock ka besim se do të gjejnë marrëveshje në ditët në vijim./21Media

Back to top button