Aplikimi për subvencionimin e blerjes së librave, Musliu-Shoshi: Marre, mjerim, fundosje

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, (PDK) Ariana Musliu-Shoshi, tha se aplikimi për subvencionimin e blerjes së teksteve shkollore nga MASHT, “nuk qenka edhe aq i thjeshtë”.

Ajo tha se kjo qasje e qeverisë tregon se, siç u shpreh ajo, jeta dhe mirëqenia e qytetarit nuk është prioritet.

“Aplikimi për subvencionimin e blerjes së teksteve shkollore nga MASHT nuk qenka edhe aq i thjeshtë. Sidoqoftë kjo përbën të të drejtave të njeriut që të caktosh moshën e fëmiut 6-11 vjec. Është zgjedhje e prindit a e dërgon fëmiun në klasë të parë me 5 apo me 7 vjet”. Marre, mjerim, fundosje”, kanë qenë shprehjet e Musliu-Shoshit për këtë situatë. Kjo qasje e qeverisë na tregon vetëm një të vërtetë, që JETA dhe MIRËQENIA e qytetarit nuk është prioritet. Prioritet është korrupsioni i thellë në çdo fushë, prej grurit,vajit,barnave e deri te librat. Caktone edhe moshën e prindit ndoshta e lehtesoni këtë proces…! Marre! Mjerim! Fundosje”, ka shkruar ajo në “Facebook”.

Në platformën online të Qeverisë së Kosovës, E-Kosova, është hapur më 25 gusht linku ku prindërit mund të aplikojnë për sigurimin e të hollave për blerjen e teksteve shkollore për fëmijët e tyre.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e Kosovës (MASHTI), Arbërie Nagavci, njoftoi se për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e pestë do të ndahen nga 80 euro, ndërsa për ata nga klasa e gjashtë deri në klasën e nëntë nga 30 euro.

Për t’i siguruar këto para për blerjen e teksteve shkollore, prindërit do të duhet të aplikojnë përmes platformës E-Kosova në këtë link./21Media

Back to top button