Vdiq një person në Prevallë

Një person i moshës 70-vjeçare sot ka vdekur në zonën malore të Prevallës.

Zëdhënësi i policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi për portalin rtv21.tv tha se me urdhër të prokurorit është vendosur që trupi i viktimës t’i lejohet familjarëve për ceremonitë e mëtutjeshme.

“Sot në mëngjes, me datë 26.08.2023, rreth orës 06:32 , në polici është raportuar se një person pasi që kishte dal në bjeshkë në fshatin Prevall, Prizren iu kishte keqësuar gjendja dhe kishte rënë pa vetëdije. Shoqëruesit e tij kanë njoftuar policinë. Policia bashkë me emergjencën me vështirësi kanë mbërri në vendngjarje, pasi që tereni ishte i vështirë dhe e pa mundur që të shkohet me automjet. Në momentin kur emergjenca ka mbërri në vendngjarje ka konstatuar vdekjen e viktimës, B.M. mashkull, 70 vjeç. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i lirohet familjes”, tha Bytyqi./21Media

Back to top button