Apostolova flet për takimin e mbrëmshëm VV-LDK

Apostolova ka një thirrje për partitë politike

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka folur sot rreth takimit të mbrëmshëm mes VV-së dhe LDK-së. Apostolova tha se vetëm i është përgjigjur ftesës së Kurtit dhe Mustafës dhe se nuk kanë shkuar si ndërmjetësues.

Apostolova u bëri thirrje dy partive politike ta dëgjojnë zërin e popullit. “Për takimin nuk dua të flasë, sepse secila nga partitë i bëri të qarta qëndrimet dje. Por dua të them se thirrja dhe qëndrimi im për të dy partitë ishte që ta dëgjojnë zërin e popullit.”, u shpreh ajo.

Më tej ajo kërkoi nga politikanët të jenë konstruktivë. “Nuk dua ta komentoj sepse ishim vetëm në një pjesë të takimit dhe nuk kam ndonjë pasqyrë rreth kësaj dhe nuk është puna ime ta bëjë këtë. Por prapë dua ta ripotencoj se sa e rëndësishme është që politikanët e Kosovës, spo flas vetëm për VV-në dhe LDK-në, por për gjithë spektrin politik, duhet t’i marrin përgjegjësitë, të jenë konstruktivë dhe t’i përgjigjen dëshirës së popullit të Kosovës.”, deklaroi më tej Apostolova.

Në fund potencoi Kosova është vend sovran dhe çështjet e arritjes ose jo të koalicionit janë të brendshme.“Jo ne nuk kemi ndonjë skenar të veçantë se si gjërat do të mund të funksiononin, sepse Kosova është shtet sovran dhe duhet t’i marrë vendimet vetë. Duhet të ketë pajtueshmëri rreth vendimeve që do të marrin partitë politike.”, u shpreh ajo.

Edhe takimi i djeshëm mes VV-së dhe LDK-së ka përfunduar pa marrëveshje. Mustafa pas takimit ka thënë se me VV-në kanë biseduar për mundësinë e një koalicioni qeverisës.

Teksa Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosja pas takimit VV-LDK ka thënë se nuk ka marrëveshje për shkak të insistimit të LDK-së për pozitën e kryeparlamentarit./21Media

Back to top button