Pension shtesë për familjarët e policëve të rënë në detyrë

Aprovohet kërkesa

300 euro do të marrin si pension shtesë  familjarët e pjesëtarëve të policisë të rënë në detyrë, kështu u vendos në mbledhjen e sotme të Qeverisë Haradinaj.

Ata deri më tani kanë marrë 70 përqind të pagës, por tani këtij pensioni do t’i shtohen edhe 300 euro. “Më këtë respektojmë punën e tyre”, tha kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj.

21 policë që nga paslufta kanë rënë në detyrë në Kosovë./21Media

Back to top button