Apostolova përshëndet miratimin e rezolutës nga Kuvendi

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova ka përshëndetur miratimin e projekt-rezolutës sot në Kuvendin e Kosovës.

Apostolova ka vlerësuar se Kosova duhet të sigurohet që të ketë një qasje gjithëpërfshirëse në këtë proces.

“E përgëzoj Kuvendin e Kosovës për votimin e sotëm në marrjen e përgjegjësisë për një proces kaq të rëndësishëm si dialogu me Serbinë. Kosova duhet të sigurohet që të ketë një qasje gjithëpërfshirëse në këtë proces”, ka shkruar Apostolova në Twitter.

Kuvendi i Kosovës ka miratuar sonte projekt-rezolutën e propozuar nga Partia Socialdemokrate, për dialogun me Serbinë

Back to top button